Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

Është vënë në pranga autori i vjedhjes me dhunë ditën e djeshme në një market në zonën e Yzberishtit, Tiranë. 40-vjeçari, shtetasi me iniciale E. T.(T), kërcënoi dhe lëndoi me thikë shitësen për t’i marrë paratë nga kasa. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”. Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë. Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori...