Vodhi lokalin në Lushnjë dhe më pas i vuri flakën, autori 36-vjeçar ishte përfitues i amnistisë
Amnistia penale, e cila u dha lirinë e menjëhershme 541, jo për të gjithë të liruarit mundësoi një jetë të re larg telasheve me ligjin. Mes përfituesve ishte edhe 36-vjeçari Mariglen Gashi, i dënuar më parë për vjedhje. Lirimi i tij nga burgu zgjati vetëm dy ditë pasi përfundoi sërish në pranga për të njëjtën vepër penale. Të nesërmen e lirimit nga burgu 36-vjeçari dyshohet se iu rikthye të njëjtit aktivitet kriminal për të cilin ishte dënuar edhe më parë. Brenda vetëm dy ditësh, më 16 dhe 17 korrik, ai akuzohet se kreu dy vjedhje në fshatin Plug të Lushnjës. Sipas hetimeve, fillimisht në një dyqan vodhi dy bateri automjetesh. Një ditë më pas, në orët e para të mëngjesit, u fut në një lokal...
Burimi:
sot.com.al