Vodhën materiale dhe shuma parash në një biznes në Kamëz, prangosen dy të rinjtë

Vodhën materiale dhe shuma parash në një biznes në Kamëz, prangosen dy të rinjtë

Policia e Kamzës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për disa vjedhje të disa bizneseve në këtë zonë. Sipas policisë, janë lokalizuar dhe arrestuar shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe një shtetas 18-vjeçar. Nga hetimet rezulton se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një biznes në Kamëz. Po ashtu, sipas policisë, gjatë veprimeve hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja e dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura më parë, për të cilat dyshohet se janë kryer nga të njëjtët autorë. Konkretisht, më 18.11.2025 dhe 29.01.2026, ata dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në dy subjekte tregtare. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore....