Vodhën disa tuba metalikë në një banesë, arrestohen dy adoleshentët në Korçë

Vodhën disa tuba metalikë në një banesë, arrestohen dy adoleshentët në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy të rinj, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa tuba metalikë në banesën e një 56-vjeçareje.   “Po nga këto shërbime u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 18 vjeç dhe i një 17-vjeçari, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas u kapën në flagrancë në lagjen nr. 17, Korçë, në një magazinë, duke vjedhur mjete pune, vegla, aksesorë, materiale ndërtimi dhe elektrike. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se këta shtetas, më datë 03.03.2026, kanë vjedhur edhe disa tuba metalikë në banesën e një 56-vjeçareje, në lagjen nr. 7, Korçë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.   Top Channel