Vodhën disa dyqane në Durrës, vihen në pranga dy persona

Vodhën disa dyqane në Durrës, vihen në pranga dy persona

Dy 27-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Durrësit për disa vjedhje në qytet nëpër dyqane, markete dhe pastiçeri. Gjatë operacioneve, u arrestuan dy shtetas, mes tyre 27-vjeçari A. D., i cili rezulton autor i vjedhjeve në një piceri, një dyqan dhe një market . Në pranga ra edhe P. M., po ashtu 27 vjeç, akuzohet për vjedhje në një pastiçeri dhe një market. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia vijon punën për zbardhjen e rasteve të tjera të ngjashme. Top Channel