Vodhën 22 mln lekë të pensionistëve, Prokuroria nis hetimet mbi dy punonjëset e postës në Devoll

Vodhën 22 mln lekë të pensionistëve, Prokuroria nis hetimet mbi dy punonjëset e postës në Devoll

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet ndaj dy punonjësve të degës së Postës Shqiptare në Bilisht, pasi akuzohen se zhvatën 22 milionë lekë nga fondet e pensioneve dhe ndihmave ekonomike. Bëhet fjalë për shtetaset P.Sh, përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë dhe E.Ç, arkëtare në Degën Postare Bilisht. Organi i akuzës bën me dije se hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e degës. Hetimet u nxitën nga një kontroll i brendshëm administrativ, i cili evidentoi mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes së arkës, dokumentacionit kontabël dhe të dhënave në sistemin elektronik. Sipas verifikimeve paraprake, gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e fondeve cash. Sipas Prokurorisë, janë konstatuar firma mandatesh jashtë zyrës postare, mandate pa...