Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

Procedohen penalisht dy punonjëse të postës në Vishocicë të Devollit, pasi vodhën në bashkëpunim 22 mln lekë të rinj. Është konstatuar falsifikim kompjuterik dhe dokumentash nga punonjëset e identifikuar me iniciale P.Sh., 29 vjeçe dhe E.Ç., 27 vjeçe. 29-vjeçarja ishte në detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë dhe 27-vjeçarja ishte në detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, për shtetaset: -P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll; -E. Ç., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll....