Vodhën 15 mln euro me Call Center, Apeli prish vendimin e GJKKO për dy ‘kokat’ e grupit (EMRAT)

Vodhën 15 mln euro me Call Center, Apeli prish vendimin e GJKKO për dy ‘kokat’ e grupit (EMRAT)

foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e GJKKO-së për Jusel Micin e Mendim Domin, dy organizatorët të një skeme mashtrim të Call Centerave ku ata arritën t'u vidhnin 15 milionë euro qytetarëve europianë. Më vendim të datës 17 qershor 2025, GJKKO i dënoi Micin dhe Domin gjithsej me 23 vite burg për disa vepra penale si mashtrim kompjuterik, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.   Këtyre shtetasve gjykata ka vendosur sekuestrimin e 14 pasurive të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke dhe llogari bankare). Njoftimi i plotë: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 22.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 2/66...