Vlorë, vazhdon kriza e ujit/ Vijnë fashetat nga Turqia, por qyteti po shkon drejt ditës së pestë pa furnizim

Vlorë, vazhdon kriza e ujit/ Vijnë fashetat nga Turqia, por qyteti po shkon drejt ditës së pestë pa furnizim

Vlora po shkon drejt ditës së pestë pa ujë. Deri në orët e vona të së hënës qyteti nuk ka pasur furnizim, ndërsa qytetarët shpresojnë që paraditen e së martës të mund të rikthehen normal. Të hënën në mbrëmje mbërritën fashetat nga Turqia për riparimin e tubacionit kryesor, ndërsa punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve do të punojnë gjithë natën për rregullimin e defektit. Mësohet se nga tre fasheta të sjella, vetëm një do të përdoret për riparimin e tubacionit kryesor, ndërsa dy të tjerat do të ruhen për raste emergjence. Qytetarët protestuan dy ditë, të revoltuar nga mungesa e ujit. Drejtuesit e shërbimit të ujësjellësit mohuan kategorikisht që dëmi të ketë ardhur nga gërmimet, ndërsa disa qytetarë pretendojnë se tubi është dëmtuar nga fadromat. Kryebashkiakja e Vlorës...