Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

Kapiteneria e Portit të Vlorës thotë se për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, nga kjo e enjte deri më 12 janar 2026, do të ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur. Sipas parashikimeve, era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim me forcë deri 5-6 ballë (10-15 m/s), ndërsa lartësia e dallgëve pritet të arrijë 1.5–2 metra. Ndalimi do të zgjasë deri në ora 20:00 të 12 janarit. Drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit u bëhet thirrje të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre dhe të monitorojnë vazhdimisht situatën. Për të parandaluar çdo incident, kërkohet bashkëpunimi i të gjitha subjekteve dhe institucioneve që veprojnë në fushën e...