Vlorë/ Bashkia krijon tregje të përkohshme ambulante, tregtarët ende pa reagim
Këshilli Bashkiak i Vlorës, në mbledhjen e zhvilluar sot, me shumicë votash, miratoi vendimin për krijimin e tregjeve të përkohshme ambulante dhe autorizimin për lidhjen e kontratave të qirasë, në kuadër të zhvendosjes së përkohshme të Tregut Industrial. Sipas vendimit, tregtarët e Tregut Industrial do të zhvendosen përkohësisht në dy zona të përcaktuara nga Bashkia, deri në ndërtimin e tregut të ri. “Vendimi parashikon: Krijimin e një tregu të përkohshëm ambulant me sipërfaqe 520 m², në lagjen “24 Maji”, zona kadastrale nr. 8604. Krijimin e një tregu të përkohshëm ambulant në zonën industriale të Vlorës, zona kadastrale nr. 8605. Vendimi synon të garantojë vazhdimësinë e aktivitetit për tregtarët, gjatë periudhës së punimeve për tregun e ri”,- thuhet në njoftim. Kujtojmë se mbyllja e Tregut Industrial u...
Burimi:
gijotina.com