Vlorë/ Aksident në zonën e Skelës, automjeti përplas të moshuarin që po kalonte vijat e bardha

Vlorë/ Aksident në zonën e Skelës, automjeti përplas të moshuarin që po kalonte vijat e bardha

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte me biçikletë te vijat e bardha. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë lëndime të lehta. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti. Top Channel