Vlora sërish pa ujë të pijshëm, ujësjellësi paralajmëron ndërprerje të furnizimit

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, ujësjellësi paralajmëron ndërprerje të furnizimit

foto ilustruese VLORË-Vlora do të jetë sërish pa ujë të pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve paralajmëron sërish probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Në njoftimin e publikuar nga ky institucion bëhet me dije se këtë të premte prej orës 8 të mëngjesit deri në deri në orën 18:00 do të stakohet Stacioni Nr. 4. Shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm janë bërë punimet në rrjetin ujësjellës. POSTIMI Pak javë më parë, Vlora u përball me një problematikë madhore, ku për shkak të një avarie në rrjet qyteti mbeti 6 ditë pa ujë të pijshëm si pasojë e një defekti të rëndë teknik në sistemin e furnizimit me ujë. Situata shqetësuese ngriti banorët në protestë, teksa tubimet u shoqëruan edhe...