Vlora në ‘alert’, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuuimin e menjëhershëm të banorëve të 3 fshatrave

Vlora në ‘alert’, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuuimin e menjëhershëm të banorëve të 3 fshatrave

njoftimi VLORË- Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuuimin e menjëhershëm të 3 fshatrave në Vlorë, për shkak të rrezikut nga fryrja e lumit Vjosa, dhe dalja e saj nga shtrati. Ministria ka kërkuar evakuuimin e menjëhershëm për fshatrat: Bishan, Fitore, Novoselë! NJOFTIMI I PLOTË Në zbatim të: • Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”• Planit Kombëtar të Emergjencave Civile• Planeve Vendore të Emergjencave Civile,si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të: Bashkisë *VLORË* Njësisë Administrative *NOVOSELË* Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:• Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)• Prefektin e Qarkut përkatës• Strukturat e Emergjencave Civile në bashki Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë...