Vlora kthehet pas në kohë! Qyteti bregdetar ‘thahet’ për ujë, qytetarët me bidonë në duar presin në radhë…
vlore VLORË- Qyteti bregdetar i Vlorës po përballet me një problematikë serioze ditët e fundit, mungesa e furnizimit të ujit të pijshëm. Mësohet se prej 3 ditësh qytetarët e Vlorës ndodhen në situatë të vështirë, ndërsa janë shprehur për mediat se kjo nuk është normale për nje qytet turistik. Sipas tyre është e papranueshme dhe alarmante, teksa kërkojnë të merren masa të menjëhershme. Në kushte të tilla, qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm. Ata janë drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pishëm. Ndërkohë, lidhur me situatën ka reaguar edhe Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, i cili ka pohuar se po punohet për riparimin e defektit....
Burimi:
zeri.ai