Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit
Në qytetin bregdetar të Vlorës, Dita e Verës po festohet këtë 14 mars jo vetëm në sheshe dhe rrugë, por edhe buzë detit. Qytetarë të shumtë dhe turistë të huaj kanë zgjedhur të shijojnë rrezet e para të ngrohta të pranverës pranë ujit të kristaltë të detit. Temperaturat e ngrohta dhe moti i kthjellët kanë bërë që shumë vlonjatë dhe vizitorë të dalin përgjatë bregdetit, duke shijuar pamjen e detit dhe atmosferën festive që ka përfshirë qytetin. Disa kanë zgjedhur të bëjnë shëtitje përgjatë lungomares, ndërsa të tjerë kanë shijuar edhe kontaktin me ujin e detit. Për shumë turistë të huaj, kjo ditë ka marrë një kuptim të veçantë, pasi përjetojnë nga afër një nga traditat më të njohura shqiptare. Në Vlorë, 14 marsi duket...
Burimi:
top-channel.tv