Vjosa arrin pikën kritike/ Reshjet e dendura të shiut, në Fier 27 banesa nën pushtetin e ujit, përmbytet dhe stacioni..
E rëndë është situata me përmbytjet edhe në Fier, ku 27 banesa kanë prezencë të lartë të ujit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që vijojnë prej disa ditësh. Sipas të dhënave të fundit, në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras janë nën ujë rreth 200 ha tokë bujqësore, brenda argjinaturave. Ndërkohë, nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje. Në rrezik për dalje nga shtrati është edhe lumi Vjosë, pasi niveli i prurjeve në Urën e Mifolit ka kaluar mbi pikat e matjes. Aktualisht uji ka arritur pikën kritike të nivelit në gjatësinë e argjinaturës (buzë më buzë). Si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë, ka prezencë uji edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, Njësia Administrative Frakull, nga...
Burimi:
sot.com.al