Vjehrra rreh dhëndrin, arrestohet nga policia 52-vjeçarja

Vjehrra rreh dhëndrin, arrestohet nga policia 52-vjeçarja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lushnjë ku një 52-vjeçare me banim në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj dhëndrit të saj. Në pranga ka rënë 52-vjeçarja L.SH., banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës pas një konflikti. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj. Sipas Policisë, 52-vjeçarja është konfliktuar  dhe më pas ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortit të vajzës, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik për sigurinë e tij. Veprimi i saj u ndërpre nga punonjësit e Policisë, të cilët ndërhynë për të parandaluar përkeqësimin e situatës.”– njofton policia. Materialet...