Vjehrra dhunoi bashkëshortin e vajzës/ Përfundon në pranga, detaje nga sherri familjar
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 52-vjeçare në Lushnje. Ajo u arrestua nga forcat blu, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të vajzës së saj. Ende nuk dihet shkaku i zënkës, i cili më pas ka përfunduar në përleshje fizike. Policia po heton më shumë mbi rastin. Njoftimi i policisë Drejtoria Vendore e Policisë Fier-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme
Burimi:
ntv.al