Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, merren disa dokumente dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë

Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, merren disa dokumente dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë

Një vjedhje është zbuluar në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës. Sipas burimeve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në shkollë dhe kanë marrë disa dokumente. Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë dhe pritet që kamerat e sigurisë të verifikohen për të identifikuar autorët. Ndërkohë, për rastin është njoftuar edhe policia, e cila pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Rreth orës 17:00, shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9 vjeçare në qytetin e Lezhës, ka njoftuar Policinë se në ambientet e brendshme të shkollës janë konstatuar 5 dyer të dëmtuara. Sipas deklarimit paraprak, dyshohet se janë marrë disa dokumente, 1 kompjuter dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe...