Vjedhje në dyqanet e Durrësit, dy persona arrestohen nga policia
Dy persona 27-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Durrësit për një seri vjedhjesh në dyqane, markete dhe pastiçeri në qytet. Gjatë operacionit, në pranga ranë shtetasit A. D., i cili akuzohet për vjedhje në një piceri, një dyqan dhe një market, si dhe P. M., i cili rezulton autor i vjedhjeve në një pastiçeri dhe një market tjetër. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të ngjashme.
Burimi:
kohajone.com