Vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, 5 të arrestuar në Tiranë

Vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, 5 të arrestuar në Tiranë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Pesë persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Konkretisht Alsit Pula, 20 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë është përfshirë në veprimtarinë kriminale të falsifikimit të kartëmonedhave. Gjithashtu është arrestuar Temur Patsia, 41 vjeç, pasi më datë 13.01.2026, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një tabakino. Shkëlqim Curraj, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, u arrestua pasi Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Edhe Mariglend Lami, 33 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi akuzohet se ka dhunuar vëllanë e tij është vendosur në pranga. Njoftimi i policisë: Të kërkuar për vjedhje me dhunë, vjedhje, falsifikim kartëmonedhash dhe dhunë...