Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi se Shqipëria ka shkelur të drejtën për jetë private të Shiqiri Manjanit, duke i bllokuar karrierën si prokuror për shkak të një vjedhjeje të kryer në moshën 15-vjeçare. Sipas medias së huaj Courthouse News shkruan se, edhe pse paratë ishin kthyer menjëherë dhe dënimi ishte shuar ligjërisht, autoritetet shqiptare e penguan atë të ndiqte Shkollën e Magjistraturës. Në artikull shkruhet se, problemet e Manjanit me ligjin datojnë që nga viti 2006, kur ai ishte 15 vjeç, gjatë një vizite për të inspektuar tokën që babai i tij planifikonte të shiste. I lënë duke pritur në makinën e një blerësi potencial ndërsa të rriturit ecnin nëpër pronë, ai hapi ndarjen e dorezave, gjeti një tufë me para dhe i...
Burimi:
gijotina.com