“Vizitë monitoruese”? SPAK “i mbylli” derën, reagon Xhafaj: S’ka karakter ndërhyrës, kemi të drejtë kontrolli

“Vizitë monitoruese”? SPAK “i mbylli” derën, reagon Xhafaj: S’ka karakter ndërhyrës, kemi të drejtë kontrolli

foto ilustrim: spak-Fatmir Xhafaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka refuzuar takimin Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ndërsa ky i fundit ka sqaruar arsyet e kërkesës për vizitën në SPAK. Gjatë mbledhje së Komisionit për Nismat Qytetare, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale, kryetari Fatmir Xhafaj, i është përgjigjur kreut të SPAK, Klodian Brahos, duke theksuar se vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare. Sipas Xhafajt, ky kontroll i komisionit në SPAK, nuk ka aspak karakter ndërhyrës, përkundrazi, shërben për të rritur bashkëpunimin mes tyre.  “Normat dhe praktikat parlamentare nuk e shohin kurrsesi funksionin kushtetues të mbikëqyrjes parlamentare si monitorim të institucioneve të pavarura dhe sidomos ndaj veprimtarisë së tyre, dhe ndaj nuk kanë aspak karakter ndërhyrës të çdo natyre qofshin...