Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

Kryeministri Edi Rama u prit paraditen e sotme  nga Papa Leone XIV në kuadër të vizitës që po zhvillon në Vatikan. Kreu i qeverisë shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre, Zaho. Pas takimit me Atin e Shenjtë, kryeministri u takua në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. “Gjatë diskutimeve të përzemërta”, thuhet në një deklaratë nga Selia e Shenjtë, “u theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan çështje me interes të ndërsjellë që lidhen me marrëdhëniet midis bashkësive kishtare dhe civile.” Ndër temat në qendër të diskutimit ishin çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor...