Vizita 3-ditore e nëndetëses turke në Durrës, rritet bashkëpunimi në sigurinë detare në rajon
Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ ka mbërritur për një vizitë tri-ditore në Portin e Durrësit. Sipas APD, vizita është në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve mes forcave detare të vendeve aleate. Gjatë kësaj periudhe, autoritetet portuale, në koordinim me Forcën Detare dhe Policinë Ushtarake, deklarohet nga APD se janë angazhuar për zbatimin e masave organizative dhe të sigurisë, duke garantuar kushtet e nevojshme për akomodimin dhe zhvillimin normal të aktivitetit gjatë qëndrimit të nëndetëses. Vizita e kësaj njësie të marinës së Turqisë konsiderohet një moment i rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke reflektuar vazhdimësinë e partneritetit dhe forcimin e marrëdhënieve detare e të sigurisë në rajon. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv