Viti i Ri në Komunizëm/ ‘Festë e thjeshtë, por me zemrën plot’, Eljan Tanini rrëfen: Çdo familje e Krishterë i festonte Krishtlindjet në fshehtësi

Viti i Ri në Komunizëm/ ‘Festë e thjeshtë, por me zemrën plot’, Eljan Tanini rrëfen: Çdo familje e Krishterë i festonte Krishtlindjet në fshehtësi

Viti i Ri në komunizëm nuk ishte festë me drita të shumta, tavolina të mbushura apo dhurata të shtrenjta. Ishte i thjeshtë, por i ndjerë. Njerëzit prisnin pak, por ishin bashkë. Një portokall, një copë çokollatë, ndonjë lodër e vogël për fëmijët dhe një televizor që ndizej atë natë. Shtëpitë mbusheshin me aromë gatimesh të rralla, jo nga bollëku, por nga kujdesi. Gratë gatuanin me orë të tëra, ndërsa burrat rrinin pranë radios, duke pritur urimin zyrtar që vinte gjithmonë njësoj. Fëmijët vishnin rrobat më të mira që kishin dhe gëzimi i tyre nuk lidhej me atë çfarë merrnin, por me atë që ndanin. I ftuar në TOP Story në Top Channel Eljan Tanini, drejtor i AQSHF, tregoi se si festohej Viti i Ri në...