Viti i ri gjyqësor/ Sadushi: Kemi numër të madh çështjesh stok! Lamallari: Drejtësia të mos fshihet pas pavarësisë, kritika për ILD-në

Viti i ri gjyqësor/ Sadushi: Kemi numër të madh çështjesh stok! Lamallari: Drejtësia të mos fshihet pas pavarësisë, kritika për ILD-në

sokol sadushi dhe besfort lamallari TIRANË- Gjykata e Lartë ka organizuar sot një ceremoni për çeljen e vitit të ri gjyqësor, ku kanë qenë të pranishëm drejtuesit e institucioneve, dhe përfaqësues të qeverisë, si dhe presidenti Bajram Begaj. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi u shpreh se vonesat në dhënien e drejtësisë rrezikojnë të cenojnë besimin e qytetarëve dhe të kthehen në padrejtësi. “Drejtësia nuk është vetëm vendimmarrje. Ajo është edhe standard dhe orientim për sistemin dhe shoqërinë. Prandaj, kjo sallë nuk i përket vetëm këtij institucioni. Në thelb ajo u përket qytetarëve, çdo individi që hyn këtu me shpresën se do të dëgjohet dhe do të trajtohet me dinjitet, barazi dhe paanësi. Kjo ditë nuk shënon...