Viti i Ri 2026 troket në Shqipëri! Ndriçohet qielli në qytetet e vendit nga spektakli i fishekzjarrëve

Viti i Ri 2026 troket në Shqipëri! Ndriçohet qielli në qytetet e vendit nga spektakli i fishekzjarrëve

Akrepat e orës shënojnë 00:00 dhe sapo ka mbërritur në Shqipëri Viti i Ri 2026. Qielli i Tiranës dhe qyteteve të tjera është ndriçuar nga spektakli i fishekzjarrëve. Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër deri më sot, shqiptarët u mblodhën në tryezat e familjeve të tyre për të pritur ardhjen e Vitit të Ri. Qielli u ndriçua nga kryeqyteti, Tirana dhe atmosfera u përcoll në çdo qytet tjetër të vendit.