Viti i ‘artë’ për turizmin shqiptar, 5,72 miliardë euro të ardhura në vitin 2025

Viti i ‘artë’ për turizmin shqiptar, 5,72 miliardë euro të ardhura në vitin 2025

2025-a ishte një vit rekordesh për turizmin në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim, të ardhurat nga turistët e huaj gjatë vitit 2025 arritën në 5.72 miliardë euro, duke konfirmuar një rritje të fortë të këtij sektori. Krahasuar me vitin 2024, të ardhurat janë rritur me 731.6 milionë euro, ose 14.7% më shumë. Ky është një nga ritmet më të larta të rritjes në vitet e fundit. Në një panoramë më afatgjatë, shifrat tregojnë një transformim të plotë të sektorit. Të ardhurat nga turizmi janë rritur 4.9 herë që nga viti 2008, ndërsa bilanci neto është rritur plot 24 herë. Kjo rritje nuk prek vetëm arkëtimet direkte, por ka ndikim të gjerë në ekonomi, duke nxitur punësimin, zhvillimin e...