Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet i riu, procedohet miku i tij
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontrolli”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin policor të koduar “Kontrolli”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, duke konstatuar raste të zhvillimit të basteve sportive përmes aparateve celularë, në disa ambiente në qytetin e Lezhës. Gjatë veprimeve operative, në një ambient (lokal), u konstatuan dy shtetas duke ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. Në vijim, u arrestua në flagrancë shtetasi Simon Bibaj, 32 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa shtetasi L. R., 31 vjeç, banues në Lezhë, u procedua penalisht. Nga kontrollet e ushtruara u sekuestruan 2 aparate celularë, të cilët përdoreshin për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit, në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë...
Burimi:
top-channel.tv