Viktima e parë e përmbytjeve, familjarët e 54-vjeçarit hedhin poshtë versionin e Bashkisë Durrës: Humbi jetën ndërsa po punonte, kemi video dhe fakte

Viktima e parë e përmbytjeve, familjarët e 54-vjeçarit hedhin poshtë versionin e Bashkisë Durrës: Humbi jetën ndërsa po punonte, kemi video dhe fakte

Pesë ditë pas ngjarjes tragjike të së martës, ku humbi jetën gjatë përmbytjeve në Durrës, familjarët e Astrit Hysenajt, 54 vjeç, kundërshtojnë pretendimet e Bashkisë së Durrësit se viktima kishte lënë punën herët për shkak të motit të keq dhe po kthehej në banesë në momentin kur u mor nga rrjedha e ujit dhe ra në kanal. Sipas të afërmve, Astrit Hysenaj kishte shkuar në punë në orën 5:30 të mëngjesit, ashtu si çdo ditë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike. “Daja u nis në punë në 5.30 si normalisht. Familja tentoi ta ndalojë për shkak të situatës, por ai shkoi. Shqetësimi ynë nisi pasi nuk u kthye në punë dhe bëmë denoncimin. Pamë nga kamerat se deri në 8.25 ka qenë duke punuar te mbikalimi...