Vijon vaksinimi kundër antraksit, mbi 69 mijë krerë kafshë të mbrojtura në kuadër të masave parandaluese
Zv/ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, ka bërë me dije vijimin e masave parandaluese kundër plasjes (antraksit), një sëmundje zoonotike me rrezik të lartë për kafshët dhe njerëzit. Përmes Programit Vjetor të Kontrollit të Sëmundjes së Plasjes, të zbatuar nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, deri tani janë vaksinuar 69 350 krerë kafshë në të gjithë vendin, ndërsa procesi vijon me synim parandalimin e përhapjes së sëmundjes, mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore. “Plasja (Antraksi) është një sëmundje zoonotike me rrezik të lartë, e cila mund të transmetohet te njerëzit përmes kontaktit me kafshë të infektuara ose produkteve me origjinë shtazore. Për këtë arsye, ajo është sëmundje detyrimisht e lajmërueshme pranë Shërbimit Veterinar dhe kërkon ndërhyrje...
Burimi:
sot.com.al