Vijon turi, Salianji njofton takimin me demokratët e Beratit: Të punojmë për një Parti Demokratike fituese
Ish-deputeti Ervin Salianji ka njoftuar vijimin e takimeve me mbështetësit e Partisë Demokratike në rrethe, duke ndalur këtë herë në Berat. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai fton demokratët e Beratit të mblidhen të mërkurën në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës. Sipas Salianjit, qëllimi i këtyre takimeve është bashkimi i demokratëve dhe ndarja e ideve për ta bërë Partinë Demokratike fituese. Ish-deputeti thekson se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është pjesë e vizionit për ringritjen e opozitës. “Të Mërkurë shihemi në Berat, tek Pallati i Kulturës, ora 17:00! Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratet në çdo qytet. Ju pres për të ndare ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike fituese!“, shkruan ish deputeti. Kujtojmë që turi që...
Burimi:
gijotina.com