Vijon ‘turi’ për kontrolle në gjykata, politikanët inspektojnë godinën e KLGJ-së

Vijon ‘turi’ për kontrolle në gjykata, politikanët inspektojnë godinën e KLGJ-së

Pas kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në rang vendi për hartimin e një strategjie kombëtare për mbrojtjen e tyre, politika ka nisur turet në disa gjykata për t’i parë nga afër problemet e drejtësisë. Këtë të hënë kontrolli u krye në godinën e KLGJ-së, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Me kërkesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, komisioni për nismat qytetare, bashkëpunim dhe mbikëqyrje institucionale, monitoroi më herët gjykatën e Korçës, ndërsa më herët ka parë nga afër edhe gjykatën e Tiranës dhe prokurorinë e këtij qyteti. Ditët të vazhdim vizitat do të vijojnë në disa gjykata që janë në hartën e rrezikut si në Vlorë, Fier, Lezhë dhe Shkodër. Top Channel