Vijon ndërtimi i parkut te Ura e Bunës, Shkodra drejt një transformimi të gjelbër
Kryeministri Edi Rama njoftoi se po vijojnë punimet për ndërtimin e parkut të ri rekreativ pranë Urës së Bunës, në Shkodër, një investim që përfshin rreth 18 hektarë hapësirë të gjelbër dhe që synon të ndryshojë pamjen e hyrjes së qytetit. Projekti konsiderohet një ndërhyrje e rëndësishme urbane, e cila do të krijojë një ambient modern dhe funksional si për banorët, ashtu edhe për vizitorët. Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se parku do të shndërrohet në një hapësirë të aksesueshme për të gjithë, duke i dhënë qytetit një dimension të ri zhvillimi dhe duke e kthyer zonën në një pikë referimi për rekreacion dhe turizëm. Sipas tij, transformimi i kësaj zone do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe...
Burimi:
kohajone.com