Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan!

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan!

Një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, Auto Moto Park Elbasan, po përballet me degradim të parakohshëm, vetëm pak muaj pas përfundimit të një pjese të punimeve. Asfalti në disa segmente të pistës paraqitet i çarë dhe i shembur pothuajse plotësisht, ndonëse nuk ka kaluar ende një vit nga inaugurimi i këtij investimi madhor. Pamjet në terren tregojnë dëmtime të konsiderueshme, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi cilësinë e punimeve dhe standardet e zbatuara gjatë ndërtimit.  Projekti i Auto Moto Park u prezantua si një vepër strategjike për zhvillimin e sektorit të automotorizimit dhe sportit automobilistik në Shqipëri.  I konceptuar si një qendër kombëtare moderne, ai synonte të sillte transformim të infrastrukturës automobilistike, të gjeneronte vende të reja pune, të tërhiqte turistë dhe të forconte...