Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Vijojnë reshjet e shiut, lumi Vjosa në pikë kritike për të dalë nga shtrati, Emergjencat Civile në terren
Emergjencat civile të bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi janë duke monitoruar në terren situatën e krijuar nga reshjet e shiut. Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se ata janë përqendruar përgjatë argjinaturës së Çervenit ku dy fadroma dhe mjete të tonazhit të rëndë janë duke punuar për riparimin e disa segmenteve të rrezikuara nga dalja e lumit Vjosë. Reshjet tashmë po bien me intensitet të lartë duke e bërë situatën alarmante. Top Channel