Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, pezull gara për departamentet

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, pezull gara për departamentet

Ndryshimet në Policinë e Shtetit po vijojnë. Drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ilir Proda, në detyrë është emëruar përkohësisht Armir Gjikolaj. Zyrtarisht dorëheqja është justifikuar për arsye familjare, por thuhet se lidhet me procesin e vlerësimit të performancës së drejtorëve të policisë në të gjithë vendin, i cili po zhvillohet nga Drejtoria e Standardeve. Një muaj më parë, Proda shkarkoi drejtorin e Policisë Lezhë, Altin Mena për performancë të dobët, duke e zëvendësuar me Islor Islamin. Nën drejtimin e tij, Policia e Lezhës shënoi disa goditje të rëndësishme kundër aktivitetit kriminal. Ndryshime të tjera priten edhe në qarqet Fier, Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë, vijon të mbetet pezull gara për drejtuesit e departamenteve në...