Vihen në pranga 3 autorë të dyshuar/ Goditën me mjet prerës dhe sende të forta pronarin e një servisi automjetesh…
Tre persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar penalisht pas një konflikti të ndodhur në një servis makinash në lagjen nr. 10 të Korçës. Sipas Policisë, shtetasit e arrestuar janë E. D., 39 vjeç, banues në Korçë; E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë; dhe L. M., 34 vjeç, banues në Korçë. Ndërsa pronari i servisit, R. Xh., 35 vjeç, u procedua për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Hetimet tregojnë se E. D. dhe E. Th. shkuan me një automjet tek servisi për pakënaqësi lidhur me një shërbim dhe goditën pronarin me sende të forta dhe mjet prerës. L. M., i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje, u përfshi gjithashtu në konflikt. Gjatë përleshjes, R. Xh. plagosi lehtë E. Th. dhe...
Burimi:
sot.com.al