(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol

(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol

Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë goditën një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aldo Collari, 35 vjeç, banues në Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë...