VIDEO – Velipoja përgatitet për sezonin e ri turistik veror, diskutohet plani konkret i ndërhyrjeve…

VIDEO – Velipoja përgatitet për sezonin e ri turistik veror, diskutohet plani konkret i ndërhyrjeve…

Bashkia Shkodër ka nisur përgatitjet për sezonin turistik në Velipojë. Kryetari i Bashkisë, së bashku me stafin drejtues, ka inspektuar nga afër situatën aktuale në terren, si dhe masat që do të ndërmerren për përmirësimin e kushteve për pushuesit. Gjatë inspektimit u diskutua plani konkret i ndërhyrjeve, i cili përfshin përmirësimin e hapësirave publike, menaxhimin e mbetjeve, organizimin e hapësirës së plazhit dhe vendosjen e një modeli më funksional për parkimin publik.Velipoja mbetet një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Shkodër për këtë sezon veror, me synimin për të ofruar më shumë standarde, cilësi shërbimi dhe mikpritje për turistët vendas dhe të huaj. Në bashkëpunim me bizneset lokale, pritet që këtë vit Velipoja të jetë një destinacion edhe më i organizuar dhe i preferuar për pushuesit....