Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Video/ Të armatosur me kallashnikovë në ‘krye të detyrës’, bien në pranga dy shqiptarët në Spanjë, ishin duke ruajtur kanabisin
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në provincën Cádiz, pasi i kapi duke ruajtur rreth një ton kanabis, të armatosur me armë lufte. Sipas burimeve nga hetimi, të arrestuarit mbanin pushkë automatike të tipit Kallashnikov (AK-47) dhe ndodheshin në një banesë në zonën Pelayo, në Algeciras. Droga kishte mbërritur në Cádiz përmes plazheve të Algecirasit dhe Tarifës, me anije të përdorura nga rrjetet e trafikut të drogës. Operacioni policor ishte rezultat i një hetimi paraprak, i cili çoi në identifikimin e një prone të përdorur nga organizata kriminale si depo ruajtjeje, e njohur në zhargonin policor si “çerdhe”, ku fshihen dhe ruhen sasi të mëdha lëndësh narkotike. Gjatë ndërhyrjes, agjentët arrestuan dy shtetas shqiptarë, të ngarkuar me ruajtjen e drogës. Ata kishin në...