Video skandaloze! Ndërtuesi Andon Pango përleshet me dy gra, të cilat kanë blerë apartamentin por nuk e marrin në dorëzim

Video skandaloze! Ndërtuesi Andon Pango përleshet me dy gra, të cilat kanë blerë apartamentin por nuk e marrin në dorëzim

Një video që po qarkullon tregon një konflikt të ashpër mes ndërtuesit Andon Pango dhe dy grave, të cilat deklarojnë se janë pronare të ligjshme të një apartamenti të blerë dhe të paguar prej vitesh, por që nuk u është dorëzuar as sot. Sipas tyre, prona është mbajtur peng, pa zgjidhje ligjore, pa transparencë dhe pa asnjë mbrojtje institucionale vetëm se dyshohet se pas këtij rasti fshihet Altin Dumani. Videoja dokumenton jo vetëm përplasjen verbale, por edhe një situatë presioni dhe intimidimi ndaj grave, të cilat kërkojnë thjesht pronën e tyre. Por ajo që e zhvendos këtë rast nga një konflikt privat në një çështje me interes të lartë publik është prania në video e një personi tjetër, me gisht të fashuar, i cili shfaqet...