VIDEO/ Rama flet për ”Syri Tv”: Një media që është në Prokurori për pastrim parash

VIDEO/ Rama flet për ”Syri Tv”: Një media që është në Prokurori për pastrim parash

Një hetim i nisur për ”Syri Tv” për pastrim parash, është komentuar këtë të premte nga kryeministri Edi Rama. Gjatë konferencës për mediat, i nxitur nga gazetarja e medias në fjalë, Rama tha se denoncimi nuk është politik, por është bërë me prova nga autoritetet shtetërore për pastrim të parave. Shefi i qeverisë tha se tek ”Syri Tv” pastrohen paratë e grabitura nga qytetarëve shqiptarë. Kryeministri shtoi edhe se kjo media që paguan në dorë me para të pista, ka qëllim të bëjë pis këdo që mbështet qeverinë. “Unë skam thënë kurrë burg për ata që nuk paguajnë drita. Askush kurrë në historinë e këtij vendi nuk ka shkuar në burg se s’ka paguar dritat. Për ata që s’paguajnë dritat kam thënë që duhet të...