VIDEO/ Protesta e Shqipëria Bëhet para Kryeministrisë, qytetarët hedhin miell drejt policisë

VIDEO/ Protesta e Shqipëria Bëhet para Kryeministrisë, qytetarët hedhin miell drejt policisë

PAMJE NGA PRITESTA TIRANË- Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione. Aktivistë dhe qytetarë kanë hedhur miell drejt kordonit të policisë. Situata u tensionua edhe më shumë, kur disa qytetarë tentuan të kalonin gardhin e vendosur para godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia ndërhyri për të mbajtur rendin. Po ashtu një moment tjetër tensionues ka ndodhur teksa aktivistët e këtij subjekti kanë pretenduar se në turmë ndodhej një person provokativ. Policia e ka marrë personin dhe e ka larguar nga turma e qytetarëve. Protesta u mbyll pa invidente të mëdha. Ndërkohë që Lapaj së bashku me grupin qëndrestar janë ulur para Kryeministrisë për të vijuar qëndresën e tyre të nisur që nga 8 dhjetori i vitit që lamë pas./ZËRI