VIDEO/ Prezantimi i drejtuesit të ri politik të PS në Shkodër, Karakaçi: Kemi ndezur motorat, qëllimet janë të qarta

VIDEO/ Prezantimi i drejtuesit të ri politik të PS në Shkodër, Karakaçi: Kemi ndezur motorat, qëllimet janë të qarta

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi këtë të mërkurë ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës ku do të bëhet prezantimi i tij si drejtuesi i ri politik i PS-së në këtë qark. Karakaçi shihet në krah të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci i cili e shoqëron në ambiente e Asamblesë Socialiste. Beci mbante këtë post si drejtues politik deri të shtunën e 21 marsit ku kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS njoftoi ndryshimet. Pas takimit, Karakaçi u shpreh se kanë për detyrë të energjizojnë strukturat dhe të fillojnë anëtarësime të reja. “Nje takim i veçantë për mua pasi unë kthehem në qytetin tim. Kemi ndezur motorat, qëllimet janë shumë të qarta. Janë lënë në detyre nga Asambleja e Partisë Socialiste të...