VIDEO/ Policia ZBARKON në Lezhë! Zbulohet një kazino e paligjshme, kokainë dhe miliona lekë, arrestohet drejtuesi dhe shpallet në kërkim 24-vjeçari

VIDEO/ Policia ZBARKON në Lezhë! Zbulohet një kazino e paligjshme, kokainë dhe miliona lekë, arrestohet drejtuesi dhe shpallet në kërkim 24-vjeçari

Kazinoja e paligjshme në Lezhë LEZHË- Në orët e para të vitit të ri, policia ka zbarkuar në Lezhë, ku ka zbuluar një kazino të paligjshme në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”. Nga aksioni i zhvilluar, Policia arrestoi Bledar Arapin, 47 vjeç, përgjegjësin e kazinosë, dhe shpalli në kërkim Elger Ukën, 24 vjeç, i cili kishte marrë me qira objektin dhe e kishte përdorur për lojëra fati dhe konsum droge. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine dhe shuma të mëdha parash. Ndërsa 15 shtetas të tjerë janë vënë nën hetim për pjesëmarrje në aktivitete të paligjshme. Operacioni u realizua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Drejtoria e Forcës së...