VIDEO/ Pak minuta para nisjes së protestës, “blindohet” me gardh metalik xhamia e Namazgjasë

VIDEO/ Pak minuta para nisjes së protestës, “blindohet” me gardh metalik xhamia e Namazgjasë

Foto nga vendngjarja TIRANË- Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës sot, policia ka blinduar me gardh metalik xhaminë e Namazgjasë, e cila ndodhet në rrugën e Elbasanit, dhe ka shtuar prani të uniformave blu. Kjo masë vjen pas incidenteve të mëparshme pranë kësaj xhamie gjatë protestave të mëparshme të opozitës, ku besimtarët janë përballur me tym dhe molotovë nga protestuesit, ku si pasojë kaosit, disa besimtarë u lënduan dhe u detyruan të ndërpresin lutjen gjatë muajit të kaluar. Ndërkohë, masa janë marrë edhe për godinën e Kryeministrisë dhe të Kuvendit, ku rreth 1,500 efektivë policie do të jenë të pranishëm për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Sot në këtë protestë nuk do të mbahen fjalime, pasi nuk është ngritur podium, duke bërë që...