VIDEO/ Nis protesta e “Shqipëria Bëhet”, qytetarët i bashkohen thirrjes së Lapajt
Foto nga protesta TIRANË- Ka nisur pak minuta më parë protesta e “Shqipëria Bëhet” përballë Kryeministrisë, e cila u hap me Himnin e Flamurit. Qindra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së kreut të këtij subjekti, Adriatik Lapaj. Pankartat kryesore të protestës përmbajnë mesazhe të ndryshme, mes tyre edhe: “Edi Rama o hajdut”. Aktualisht, në podiumin e vogël të vendosur para godinës së qeverisë janë ngjitur aktivistë dhe qytetarë, të cilët po mbajnë fjalën e tyre. Që prej 8 dhjetorit, “Shqipëria Bëhet” ka nisur rezistencën e saj, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas akuzave për shpërdorim detyre lidhur me dy tenderë, atë të tunelit të Llogarasë dhe të lotit të katërt të Unazës së Madhe. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai